Fauci: Bëhen gati për vjeshtën e dimrin nuk do të jetë e lehtë!

Dr Anthony Fauci eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA u bëri thirrje amerikanëve që të bëhen gati për atë që do të pasojë gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit.

“Mos nënvlerësoni kurrë kurrë potencialin e pandemisë. Dhe mos u përpiqni të shikoni anën rozë të gjërave” i tha Fauci një paneli diskutimi të enjten.

“Ne duhet bëhemi gati dhe të kalojmë këtë vjeshtë dhe dimër sepse nuk do të jetë e lehtë.”
Mjeku i lartë ka qenë në kundërshtim me Presidentin Donald Trump në disa pika gjatë pandemisë.