Fatura të larta për mars dhe prill, ja çka premton EVN!

Reagime të shumta nga qytetarët për faturat e larta për energji elektrike për muajt mars dhe prill. Thonë se janë befasuar nga faturat e larta, për shkak se në këtë periudhë të vitit zakonisht paguajnë shuma më të ulëta. Kristina Ampeva, aktiviste qytetare, thotë se në këtë periudhë zakonisht paguajnë faturë prej rreth 4 mijë denarëve.

“Ajo që ndodhi, fatura e fundit më erdhi gati 13 mijë denarë që me të vërtetë nuk është normale, për shkak se as në janar e as në dhjetor nuk jemi nxehur me energji elektrike, as nuk ndezi nxehje, përkundrazi gatuaj me gaz”, tha Kristina Ampeva, aktiviste qytetare.

Ampeva thotë se faturat e larta nuk u kuvendojnë atyre që për shkak të pandemisë kanë mbetur pa të ardhura ose ata që marrin ndihmë minimale sociale. Shumë ankesa kanë arritur edhe te Komisioni rregullator për energjetikë.

“Shfrytëzuesit që nuk janë të kënaqur nga faturat e marra për energji elektrike, mund të lexojnë gjendjen në numërorët dhe atë të dërgojnë në EVN. EVN është e obliguar të korrigjoj këto fatura dhe shfrytëzuesit të marrin fatura të reja”, tha Marko Bislimovski, kryetar i KRE.

Nga EVN qetësojnë, thonë se bëhet fjalë për ngecje në leximin e numërorëve për shkak të rekomandimeve për parandalimin e pandemisë dhe andaj për të gjithë shfrytëzuesit janë përgatitur fatura paushallë.

“Shumë prej numëruesve, diku rreth 200 mijë gjenden në shtëpitë e shfrytëzuesve dhe në kohë të pandemisë nuk rekomandohet leximi i tyre. Andaj për të gjithë shfrytëzuesit janë përgatitur fatura paushallë. Për 12 muajt paraprak u ka marrë mesatarja dhe andaj disa shfrytëzues kanë marrë fatura më të larta, disa më të ulëta. EVN asnjëherë nuk do të marrë para nga klientët më tepër se ata kanë shpenzuar. Pas mbarimit të masave të jashtëzakonshme, me leximin e radhës do të barazohen”, tha Atanas Kovaçevski, zëdhënës i EVN.

Kovaçevski theksoi se pas mbarimit të masave të jashtëzakonshme, për më të goditurit nga korona virusi, rastet sociale, dhe ata që kanë mbetur pa punë dhe nuk kanë të ardhura, do të ketë risi të ndryshime me të cilat do tu ndihmohet qytetarëve.