Faton Hajrizi shfaqet nga arratisja në Tik Tok: Kam ikur nga burgu se më është bërë zullum, gjendem jashtë Kosovës


Faton Hajrizi, i burgosuri që u arratis të shtunën për herën e nëntë nga burgjet e Kosovës është shfaqur në rrjetin social TikTok.

Hajrizi i shfaqur me maskë ka treguar se ka pësuar një lëndim nga arratisja e tij.

Ai si arsye për ikjen nga burgu ka përmendur trajtimin sipas tij jo të duhur që i është bërë, ndërkaq ka thënë se ndodhet jashtë Kosovës dhe nuk kthehet në burg.

“Jam larguar nga ai vend se më është bërë zullum në atë vend. Psiqikisht më është bërë zullum, nuk kam mundur më. Në këtë gjendje nuk kthehem më në burg. Aty vuajnë të burgosurit, nuk ipet kushti, nuk trajtohen të gjithë njësoj”, ka thënë ai.