Faton Ahmeti, kuadri i ri i BDI që do të drejtoj Fondin Shëndetësor!

Në vazhdën e propozimeve nga Bashkimi Demokratik për Integrim për drejtor të Fondit për Sigurim shëndetësorë është propozuar të jetë Faton Ahmeti.

Faton Ahmeti ka lindur më 1987 në Tetovë. Ai është i diplomuar në Farmaci, si dhe ka Magjistruar dy herë, në Shkencat Farmaceutike si dhe në Menaxhment me Specializim në Menaxhim Shëndetësor. Ka qenë i kyçur në pozita menaxheriale në Projekte të shumta të Sistemeve Informative Shëndetësore në disa shtete të rajonit përcjell Pa Censurë.

Në periudhën 2017-2019 ka qenë Sekretar Shtetëror në Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ai Është anëtar i BDI-së që nga viti 2005. Anëtar i Kryesisë dhe Sekretar i Degës së Tetovës që nga viti 2014, gëzon autoritet të konsiderueshëm si ekuilibrues dhe unifikues tek të gjitha grup mosha.