Faton Ahmeti: Titulli që e nderon Universitetin e Tetovës


Faton Ameti drejtor i Fondit Shëndetësor!

Titulli Doktor nderi (Doctor Honoris Causa) është titull që nga ana e universiteteve i’u ndahet personaliteteve për kontribut të veçantë. Mirëpo, nisma e Universitetit të Tetovës dhe Rektorit të tij, Prof.Dr. Vullnet Ameti, që në përvejtorin e themelimit të UT-së, më 17 dhjetor 2020, t’i ndajë titullin Doctor Honoris Causa, Liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka simbolikë të veçantë për shqiptarët në përgjithësi dhe për vetë Universitetin e Tetovës në veçanti, pasi që:

Ishte, z. Ali Ahmeti, ai i cili të gjithë veprimtarinë e vetë ia kushtoi kombit shqiptar, dhe avancimit të gjendjes së shqiptarëve në Ballkanin perëndimor. Veprimtaria e tij kombëtare filloi që si gjimnazist në Gjimnazin e Kërçovës, ku u burgos, për refuzim të ndjekjes së procesit arsimor në gjuhën maqedone.

Ishte, z. Ali Ahmeti, ai i cili në vitin 1981 bashkë me shokë të idealit paraqiste figurën kyçe në organizimin e protestave studentore.

Ishte, z. Ali Ahmeti, ai i cili fitoi statusin e azilit politik në shtetin helvet, prej nga u bë pjesë e organizimeve më të rëndësishme për shqiptarët në fundin e shekullit XX dhe fillimshekullin XXI.

Ishte, z. Ali Ahmeti, ai i cili e pagëzoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ushtri të cilës bashkë me shokë i priu deri në largimin e çizmes okupatore nga Kosova.

Ishte, z. Ali Ahmeti, ai i cili doli në ballë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ushtri e cila ndryshoi statusin juridik dhe social të shqiptarëve në Maqedoninë e atëhershme.

Ishte, z. Ali Ahmeti, ai i cili i priu koordinimit të të gjitha forcave politike shqiptare në vend, pra Këshillit Koordinues, këshill ky që duhej të implementojë Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, por, për shkak të moskoordinimit të forcave të atëhershme politike shqiptare, nuk arriti të arsyetoje qëllimin e formimit.

Ishte, z. Ali Ahmeti, ai i cili në vitin 2002 kryesoi formimin e Bashkimit Demokratik për Integrim, subjektit politik shqiptar që paraqet vulën e të gjitha të arriturave të shqiptarëve në 18 vitet e funksionimit.

Ishte, z. Ali Ahmeti, ai i cili që nga viti 2002 e gjer më sot, iu dha udhë të gjitha proceseve më të rëndësishme politike në vend, duke përfshirë integrimin e vendit në NATO, dhe përafrimin e vendit drejtë integrimeve evropiane.

Edhe zyrtarizimi i Universitetit të Tetovës, më 2004, si dhe avancimi dhe zhvillimi i mëtejmë i këtij universiteti që pas zyrtarizimit, padyshim se mbajnë vulën e z. Ali Ahmeti!

Prandaj, me shpalljen Doctor Honoris Causa të z. Ali Ahmeti, Universiteti i Tetovës, bënë veprim të përkryer ndaj personalitetit qëndror shqiptar të Maqedonisë së Veriut, dhe për këtë studentët, stafi akademik dhe ai administrativ ndjehen më se krenarë!

Urime Universitetit të Tetovës për këtë hap me karakter të fortë kombëtar dhe atdhedashës!