Faton Ahmeti: Thënia e Ruzvelt aktuale këto ditë në nënqiellin politik të Maqedonisë së Veriut


“Se ç’mu kujtua këto ditë thënia e famshme e Eleonor Ruzvelt: “Mendjet e ndritura diskutojnë rreth ideve, ata mesatare diskutojnë rreth ngjarjeve, ndërsa mendjet e vogla diskutojnë rreth njerëzve”. Ideja se ka ardhur koha për Kryeministrin shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut e ofruar para pak ditësh nga Lideri i BDI-së z. Ali Ahmeti, rikonfirmoi se thënia në fjalë është aktuale këto ditë në nënqiellin politik të Maqedonisë së Veriut. Përderisa Lideri i BDI-së, flet për ide, të tjerëve nuk ju ngelet gjë tjetër veçse të flasin rreth ngjarjeve ditore, por, edhe të merren me njerëzit.

Po ti kthehemi retrospektivës 18 vjeçare të funksionimit të BDI-së, do të gjejmë shumë momente të ngjashme, të cilat janë hedhur si ide nga Lideri i BDI-së, e që me skepticizëm janë pritur nga të tjerët, por, që vetë ne jemi dëshmitarë se janë arritur. Le të përmendim disa sa për ilustrim dhe freskim të memories: zyrtarizimi i Universiteti të Tetovës, zyrtarizimi i gjuhës shqipe, themelimi i Universitetit Nënë Tereza, Kryetar shqiptar i Kuvendit, zgjedhja e Presidentit konsensual, dhe shumë raste të tjera.

Si gjithnjë edhe kësaj rradhe zemërgjerësia e tij, e bënë z. Ahmeti të fton të gjithë shqiptarët t’i bashkëngjiten dhe të kontribuojnë në jetësimin e këtij koncepti, por, një pjesë si pasojë e shkurtpamësisë së tyre politike janë të penguar të jenë aktorë të realizimit të saj. Dhe gjithsesi në atë moment kur të bëhet kjo realitet e të jetë shndërruar në ngjarje si dhe të jetë përzgjedhur një person për atë detyrë, z. Ali Ahmeti do të ketë realizuar idenë, ndërsa të tjerët na atë moment pa dyshim se do të kenë çka të thonë – do të diskutojnë rreth ngjarjes dhe personit të zgjedhur.” – thotë Ahmeti