Faton Ahmeti: Të mirat e sotme që i gëzojmë janë fryt i angazhimit të shumë gjeneratave dhe ne obligohemi që ta jetësojmë amanetin e tyre

Në Sellcë të Tetovës, bashkë me Komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, z. Ali Ahmeti, Kryeministrin e parë shqiptar, z. Talat Xhaferi, Komandantin e i Brigadës 112 “Mujdin Aliu”, z. Hazbi Lika, Kryetarin e SHVL-së, z. Fazli Veliu, ish-luftëtarë, bashkëpartiakë dhe qytetarë, shënuam përvjetorin e “Pranverës së dinjitetit”, duke kujtuar të rënët për liri dhe sakrificat e shumta të banorëve të kësaj rrethine.
Nuk është shumë e largët koha kur djem e vajza kapën pushkët për të kërkuar lirinë dhe barazinë, duke sakrifikuar gjënë më të shenjtë të tyre, jetën.
Të mirat e sotme që i gëzojmë janë fryt i angazhimit të shumë gjeneratave dhe ne obligohemi që ta jetësojmë amanetin e tyre.
Lavdi! 🇦🇱