Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti ka mbledhur strukturat partiake për të grumbulluar nënshkrimet për kandidatin presidencial, Bujar Osmani. Është koha edhe për president shqiptar sipas Ahmetit.
Ja dhe postimi i plotë i Faton Ahmetit:
“Kryeparlamentari i parë shqiptar, Kryeministri i parë shqiptar, tani është koha për Presidentin e parë shqiptar në vend.
Pas takimit të Kryeministrit z.Talat Xhaferi me Forumin Rinor të BDI-së në Tetovë, sot filluam mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatin tonë dhe të gjithë shqiptarëve për president, z. Bujar Osmani.
Kandidimi i tij për President të Maqedonisë së Veriut ju bën nder shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve në vend.
Shqiptarët dalëngadalë po e marrin hisen e tyre në shtet, duke dëshmuar pjekuri dhe profesionalizëm në çdo detyrë që e kemi para vetes.”