Sekretari Gjeneral i BDI-së sot me bashkëpartiakët e tij ka qënruar te busti i dëshmorit Mujdin Aliu.
“Heronjtë nuk vdesin asnjëherë, veprat e tyre jetojnë për përgjithnonë!
Në përvjetorin e rënies së heroit, Mujdin Aliu, bashkë me Babë Qerimin, kryetarin e SHVL-UÇK-së, Fazli Veliu, shumë ish-luftëtarë, familjarë dhe banorë kemi bërë homazhe te busti i Mujdin Aliut dhe te varrezat e dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Poroj.
Ideali i të rënëve për liri gjithmonë do të mbetet udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme, për të realizuar amanetin e tyre”, shkruan Ahmeti në facebook.