Fatmiri nga Maqedonia futi në çantë kokën e prerë të gjyshes, u kap në aeroportin e Zvicrës


Fatmir T. 21 vjeçari është një i ri nga Maqedonia e Veriut i cili ishte arr*estuar në Aeroportin e Cyrihut për një kr*im të tmerrshëm që kishte bërë njofton blick. Ai ishte nisur të udhëtonte jashtë vendit por nuk ia arriti. Policia në një kontroll rutine në Aeroportin e Cyrihut i kishin gjetur në çantën e tij kokën e një gruaje e cila i përkiste gjyshes së tij Miradije T. 74 vjeçare.

Ai ishte munduar ta mbulonte kri*min e tij duke e mbështjellë kokën e vik*timës me një peshqir të mëndafshit të cilën e kishte vendosur në një qese pastaj e kishte future në çantën e tij të shpinës. Sipas raportit autori i veprës ka vepruar në një gjendje jo të mirë shëndetësore. Fatmir T. pritet që të dal para Gjykatës së rrethit Frauenfeld për vr*asjen që e ka bërë.

Sipas raportit mjekësorë i cili ka ardhur në përfundim se 21 vjeçari ka problem shëndetësore. Për këtë nuk pritet që ai të merr dënim me bu*rg. Fatmir T. shkroi një letër rrëfimi. Në aktakuzën e tij të ngritur nga Gjykata jepen detaje të tmerrshme se si ka ndodhur vr*asja. Fatmir T. ka pritur që të mbetet vetëm me gjyshen e tij në banesën e tyre familjare ku më pas e kryen vr*asjen.

Vr*asja ka ndodhur kur gjyshja e tij Miradije T. po i kryente ritualet fetare. Ai ishte afruar nga mbrapa viktimës duke gjunjëzuar në tokë, e kishte ngulfatur. Pastaj kur e kishte vërtetuar se nuk po merrte frymë më ai kishte marr një thi*kë të tipi Victorinox dhe i kishte prerë kokën vik*timës. Gjatë kësaj kohe 74 vjeçarja ishte në një vizitë në Zvicër si turiste.
A ishte planifikuar vr*asja?

Nipi nuk lë dyshim për veprimin e tij. Ai ishte pastruar dhe ishte parfumosur pastaj e kishte shkruar një letër në gjuhën italiane duke e rrëfyer kr*imin dhe e kishte lënë në kuzhinë. Ai ishte larguar nga banesa me kokën e Miradije T. në çantën e tij të shpinës. Ai kishte udhëtuar për në aeroport përmes stacionit të trenit të Frauenfeld. Dy vite pas ngjarjes vihen dyshimet se a do të ishte parandaluar vr*asja. Edhe para këtij kr*imi 21 vjeçari kishte pasur probleme me sjelljen e tij. Ai kishte su*lmuar vëllain e tij më të vogël. Kurse njëherë kishte shkuar në punë me ar*më.