Fatmir Reçica letër të hapur Presidentes Vjosa Osmani


Letër e hapur publike!

Presidentës së Kosovës zonjës Vjosa Osmani!
Kryeministrit të Kosovës zotit Albin Kurti!
Kryetarit të parlamentit zotit Glauk Konjufca! MPJD-së zonjës Donika Gërvalla-Schwarz!

Të nderuara zonja/ zotërinjë,
Fillimisht shpreh konsideratën time, deshirën dhe shpresën, për forcimin e institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës, sundimin e ligjit, respektimin e Kushtetutës së Kosovës.

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Neni 15 [Shtetasit jashtë Vendit].

Republika e Kosovës mbron interesat e shtetasve të saj jashtë vendit, në mënyrën e përcaktuar me ligj.

Siç jeni në dijeni, me 07 Korrik 2021, u mbajtë seanca për neve pjestarët e Grupit të Kumanovës. Meqenëse ne çka jemi të dënuar, me dënim deri në 40 vite, nuk na dërguan në seancë,duke e pasur edhe unë këtë fat,nuk dimë se si ka shkuar procesi, si në Gjykatën Themelore Shkupi 1, gjithashtu edhe në gjykatën e shkallës së dytë, atë të Apelit, ku as një faktë i yni nuk u pranua,dhe të gjitha dëshmit e propozuara nga pala mbrojtëse Avokatët,janë hedhur poshtë.!
Kërkoj nga institucionet e Republikës së Kosovës,që të merrën seriozisht me rastin tonë,neve çka jemi brenda burgjeve në Maqedoninë Veriore,nuk ju besojmë Gjykatave të këtij vendi,është më se e çartë se organet e drejtësisë në këtë vend,janë thellësisht të kontrolluara nga politika, dhe si rezultat hakmirren ndaj gjdo gjëje që është Shqiptare,të mos flasim për pjestarë të UÇK-së.!
Deri sot për neve, dhe rastët tjera të montuara,ka pasur vetëm deklarime politike, dhe asgjë konkrete për vendosjen e drejtësisë, nuk e dimë a janë krijuar rrethana më të favorshme për rastin tonë ,apo do të vërtetohet vendimi që ishte më parë.!
Pa dashur të përmendi sakrificat,meritat tona
në këtë letër, nuk dua të flas për të gjitha çka dua të them, po ju shkruaj si një i burgosur në Maqedoninë e Veriut, le ta thonë të tjerët.!

Në faktë ne prej ditës së parë,që jemi në burgjet e këtij shteti, jemi duke u ballafaquar me këtë padrejtësi, e kemi pranuar këtë fatkeqesi dhe padrejtësi institucionale, me qëllim të vetëm, ruajtjen e imazhit të Republikës së Kosovës.!

Faleminderit për mirëkuptim!

Me respekt!
Luftëtari i UÇK-së
Fatmir Reçica nga Burgu i Idrizovës, kati par qelia nr.5 Me daten 07.12.2021.