Shkruan Fatmir Reçica:
POPULLI IM I DASHUR:
Unë Fatmir Reçica nuk kerkoj meshir nga askush, por unë që 5 vitet po kerkoj Drejtesi Une po dirgjem ne bu*rg ,u ben me shum se 5 vite e 6 muaj,jam rr*ahur jam ke*qetrajtuar ne menyren me mizore.
Për shkeljet aktuale të të drejtave të njeriut duhet të fajësohen ligjet Sllavo Maqedone. Problemi qëndron në interpretimin e atyre ligjeve nga prokurorët dhe gjykatësit, veçanërisht nga bartësit e rinjë të funksioneve, të cilët mbështeten më shumë në mesazhet dhe sinjalet politike, sesa në normat juridike.
Pavarësia e gjyqësisë pengohet gjithashtu edhe nga praktika të caktuara që kohët e fundit janë bërë të zakonshme. Për shembull, Këshilli i Gjykatësve dhe i Prokurorëve, i kryesuar nga Ministri i Drejtësisë. A ka shqiptar që janë gjyqtarë në gjykata të ndryshme? Në rastin tonë, gjyqtarin kryesor kemi kërkuar për ta ndërruar dy tre herë gjatë periudhës së procesit tonë.
Kjo nuk ua bënë më të lehtë punën gjyqtarëve, që ata të ndjehen të rehatshëm kur marrin vendime të cilat mund t’i mos i plotësojnë pritjet e politikanëve në pushtet. Për të qenë efikase, reforma gjyqësore në Maqedonin e Veriut duhet të prezantojë masa të mirëfillta institucionale për ta siguruar pavarësinë e gjyqësisë dhe për ta çliruar atë nga përmbushja e misionit politik.
Qelia ime e burgut sa isha në Shutkë, isha larg turmave të telefonave celularë dhe postave elektronike (e-mail-eve), tash këtu ku jemi në Idrizovë, është një vend i mirë për të lexuar, shkruar dhe menduar. Jam duke ëndërruar për Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgit, e kaluara jonë na ka tregu se nuk mundemi të besojmë në Gjykatat Maqedone, të cilat janë të lidhura direkt me politikën. Do të punoj dhe do të mundohem të kërkojë një Avokat Ndërkombëtarë që do të mund të më ndihmojë në proces për të kërkuar Hetim Ndërkombëtar, kemi kërkuar qysh në fillim prej kur jemi në Burg, por fjala HETIM NDËRKOMBËTAR D.m..th, me u fsheh Politika prapa një rasti si konkret te rasti i jonë Grupi i Kumanovës. Por këtu politika shqiptare përpiqet të promovojë mirëkuptim të ndërsjellë dhe bashkëjetesë paqësore.
Ne Aku*zohemi për veper penale Organizat Terroriste UÇK-ë.Në bazë të nenit 394-a dhe për Te*rrorizëm në bazë të nenit 396-b të ligjit penal.
Përvoja ime e 5 viteve të qëndrimit në Burg, gjegjësisht 3 vite në parbu*rgim dhe 2 vite e ca muaj këtu në Idrizovë, më ka mësuar të vlerësoj rëndësinë e një gjyqësie të pavarur që vepron në përputhje të plotë me normat universale të drejtësisë.
Unë jam i zhgënjy me ju politikan si në Tiran si në Prishtinë por edhe shkup e qysh mos me u zhgënjy unë me ju, hajt qysh?
qysh kam me u ni unë si Luf*ëtetar i UÇK-së kur unë me gjithë shokë u endem nëpër Gjykata,me pranga në duar ne djem e UÇK-së ne u Gjykuam ju hesht unë besojë se mos Vullneti Politik i Tiranes dhe Prishtines na jem de*num me de*nime Kapitale e unë jam njëri nder ta i de*nuar 40 vite heqje lirije .
Zoti e bekoftë popullin shqiptarë
Me respekt !
I Burgosuri dhe
Luf*ëtëtari i UÇK-së
Fatmir Reçica Llugaxhia