Nga spitali ku po trajtohet nga Covid-19, Fatmir Limani për TV21 ka komentuar shkarkimin nga posti i ELEM-it sot në seancë qeveritare.
Ashtu edhe siç deklaroi kohë më parë në Click Plus, edhe sot thotë se shkarkimi ka ardhur pasi ai ka deponuar dorëheqjen te lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili siç thotë, ai edhe e ka emëruar.S’merrem me atë punë.., kam deponuar dorëheqjen te Ali Ahmeti (njeriu që më ka emëruar).
E sa u takon njerëzve që merren me rroga, u thuaj le të shkojnë te Aliu…, e t’u ndajë pozita dhe rroga..Jam duke u trajtuar në Shkup, nga COVID-19.., dhe do të ishte mirë mos tallen më tej me emrin tim”, tha Limani.