Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Fatmir Limani, i’a ka kujtuar kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, se koburet për të cilat lavdërohet nëpër tubime, ia kanë sjellur ai, babai i tij i ndjerë dhe ish komandanti i UÇK-së, Harun Aliu.
“Uroj që elektorati, më konkretisht pjesa e popullatës, mos na lidhë asnjë deklarimin tonin as me VMRO-në, as me koburegjit të cilët në momente të caktuara kur i kanë ngusht punët, nxjerrin fotografi më automatik nëpër televizione dhe portale. Edhe koburet e atij që pretendon se vjen nga tabori ose çeta e koburgjinjëve, i kemi sjellur unë, Haruni, babai im dhe shumë shokë tjerë në këtë vend dhe me koburet tona janë përpjekur të dalin faqebardhë”, tha Limani për gazetën LAJM.