Fatmir Izairi: Dështimin nuk ka se si e arsyetojnë me mua, sepse pa Zhelinën e Pallaticën nga ku unë i kam rrënjët , humbja do të ishte edhe më e thellë me mbi 1000 vota


Fatmir Izairi

Ditëve të fundit si dhe gjatë fushatës parazgjedhore, nga njerëz e koloare të ndryshme parafrazohet emri im, duke më bërë njëherë në anën e Izetit e herë me LSDM-në.
Bëj me dije për opinionin që pas kohës së luftës, zgjedhjet e 2002 kam qenë i rreshtuar në PPD-(arsye të njohura besoj), e më pas duke qenë doktor i UÇK, patjeter që vlersoja të vazhdoja me krahun e luftës edhe në paqe dhe akoma vazhdoj të mendoj se nuk kam gabuar që jam në krah të Ali Ahmetit dhe BDI.Por besoj se edhe ai do të lirohet nga disa interesxhinjë dhe hipokrit,sepse ata vetvetiu do të ikin.
Rreshtimin tim në BDI më të qartë e kanë persona kyç të sajë ,atyre që ua rrefuzoja ofertat për tu bashkuar me ta kur ikën nga BDI ,në më pak se një vit larg, e të njejtët kur u rikthyen gjetën guximin të më pyesnin se me cilin tabor jam dhe kështu duke më bërë tua rikujtoj se edhe kur ikën ata edhe kur u rikthyen unë aty isha, në BDI dhe me Ali Ahmetin.
Këtë sqarim e bëj më shumë përshkak të mbi 5000 votuesve të mi, të cilëve u jam mirënjohës përgjithmonë, e asesi për t’ju arsyetuar dikujt, sepse vlerësoj se nuk kam borxh ndaj askujt, e aq më pak këtyre që për momentin janë në krye të degës në Komunën e Zhelinës, nga ku duket-thuhet se e kanë burimin edhe thashethemet, me të vetmin qëllim që ta arsyetojnë humbjen e thellë që pësuan në rajonet dhe vendbanimet e tyre.
Dikush mund të thotë se edhe ti i humbe zgjedhjet!Unë nuk e mohoj këtë gjë por di të them që në asnjë raund të parë zgjedhorë nuk dola i dyti, kisha fitore rekord në vendbanimin tim Zhelinë ,në çdo cikël zgjedhorë 2009-2021 me 80% përkrahje ,gjë për të cilin jam krenarë,po dhe e humbja ishte me dallim 60-70 vota, përballë disave të Frontit dhe Vlenit, bashkë me disa nga këta që më rrinin pranë e ngulnin thika pas shpine për motive të ulta ,duke u shprehur se sa jam unë në udhëheqje këta nuk mund të vjinë në shprehje për avansime.
Harruan që me këto veprime ishin kundër BDI-së ,e cila nuk e pa kurrë të arsyeshme ti ndëshkoj, por përkundrazi kohës fundit të njejtët i shpërblej me avansime.

Në politikë ngjitesh me Vlera e jo me tradhëti sepse në fund finalen e jep votuesi e të ndëshkon.S’do mend se të jetosh dhe veprosh në vend tjetër, e në Zhelinë të veprosh vetëm politikisht edhe atë si kryetar dege-drejtor, madje kanditat për deputet dhe pretendent për kryetar komune, thuajse nuk ka të tjerë që mund ta bëjnë sipas tyre, përfundimi është I qartë-dështakë bashkë me kryedështakun- zavendëskryeministrin e parë nga ku ishin të përkrahur.
Sa për sqarim: dështimin nuk ka se si e arsyetojnë me mua, sepse pa Zhelinën e Pallaticën nga ku unë I kam rrënjët , humbja do të ishte edhe më e thellë me mbi 1000 vota. Vendbanimet nga ku vijnë drejtorët pësuan debakël, Strimnica kishte avantazh 2 vota nga 1 votë për kokë deputeti…
E meqë këta kanë humbur torruan për pushtet ,ne jemi këtu tua rikujtojmë .
Fajtorët kryesorë për këtë që ndodhi jeni ju -aktorët e tradhetisë së 2017-ës, që bënit gjamë dhe mbjellnit urejtje kinse vendbanimet e Dervendit janë të diskriminuara etj etj , kështu duke i ndihmuar dhe hap rrugë atyre që i mendonit gjah të lehtë dhe po nga të njejtët tani pësoni debakël ,me gjithë këto poste-avansime!!!
Në politikë ka përgjegjësi morale, unë e mbajta duke u tërhequr në heshtje, pa zhurmë edhe pse nuk ka krahasim reultati i 2021 me 2024,Tani bile me rezikun për të humbur edhe një deputet. Si duket se këta njerëz përgjegjësi nuk mbajnë, sepse kanë ambicje patologjike që me çdo kusht të jenë dikush, pa mos i përllogaritur mirë dëmet që i krijuan.
Sidoqoftë -kjo situatë le të jetë shembull se si bartës përgjegjësie veprimet duhet menduar mirë, sepse nëse del me një valixhe e ngjitesh mbi veturë kur ke një diferencë të vogël, atëherë kur humb thellë të paketohet valixhja dhe të shkel rrota e historisë.