Fatmir Dehari në takim me përfaqësues të kompanisë energjetike “GURIS” nga Republika e Turqisë

Kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari ka pritur sot në takim përfaqësues të kompanisë energjetike “GURIS” nga Republika e Turqisë. Asistent Menaxherin Gjeneral të kompanisë z. Ibrahim Anameric, Menaxherin regjional për Ballkanin z. Tolga Kalkan, dhe pronarin e kompanisë “US ENERGI” . d.o.o me përfaqësi në Gjilan të Kosovës,
z. Sait Vokshi.

Të pranishmit fillimisht biseduan për situatat që janë paraqitur kohëve të fundit me mungesën e energjisë elektrike në gjithë globin, dhe rëndësinë që ka sistemi energjetik për të ardhmen në vazhdim.
Mysafirët shfaqën interesim të veçantë për komunën tonë, si një ndër komunat më strategjike për aplikimin e “Energjisë me Erë”, dhe në të ardhmen pritet që ky bashkëpunim të zbatohet në ide konkrete si një ndër investimet më inovative dhe bashkëkohore në regjionin e Ballkanit Perëndimor.

Kompania “GURIS”, në Ballkan është e pranishme gati 6 vite, ku me sukses është realizuar projekti i kësaj natyre në qytetin e Gjilanit në Kosovë, me kapacitet prej 32.4 Mw!
Menaxheri për regjionin e Ballkanit z. Tolga, potencoi se kompania “GURIS” ka 64 vite ekzistencë, me gjithsej gjashtë Fabrika, ku tre fabrika nga ato janë për prodhimin e hekurit, dy janë shkritore dhe njëra nga fabrikat është për prodhimin e Çelikut me kualitet të lartë!

Në këtë kontekst të pranishmit shfaqën interesim të investojnë edhe në Maqedoninë e Veriut, ku si destination më të përshtatshëm dhe me atraktiv për zhvillimin e këtij investimi pra “Parkut Energjetik me erë “KICHEVO 35-MW” të jetë në Komunën e Kërçovës.

Kryetari Fatmir Dehari falënderoj të pranishmit për prezencën dhe interesimin që shfaqën përfaqësuesit e kompanisë “GURIS” dhe e pranoi me plot entuziazëm këtë nismë për investim të “Energjisë me Erë” në Komunën tonë.
Kryetari Fatmir Dehari, gjithashtu shprehu gadishmëri dhe siguroj të pranishmit që do të angazhohet me të gjitha kapacitetet e administratës komunale, të mundësoj realizimin e këtij Projekti në Komunën e Kërçovës, si një ndër investimet e para të kësaj sfere në Maqedoninë e Veriut.