Fatmir Dalladaku, mjeku kosovar që administroi vaksinën e parë antiCovid në Gjermani

101-vjeçarja, Gertrud Haase, ka qenë personi i parë që është vaksinuar kundër koronavirusit nga një mjek kosovar vaksinimit në shtëpinë e pleqve “Agaplesion Bethanien Sophienhaus”. Mjeku që kishte nderin të kryente këtë detyrë, është Fatmir Dalladaku, mjeku nga Kosova. Një ditë para fillimit zyrtar të fushatës së vaksinimit jo vetëm në Gjermani, por edhe në pjesën tjetër të Bashkimit Evropian, një total prej 40 banorësh dhe 10 anëtarësh të stafit të fondacionit do të vaksinohen sot, shkruajnë mediat gjermane.

“Për ne, çdo ditë ka rëndësi”, tha Imo Kramer, kreu i qendrës së vaksinimit të zonës, duke folur për televizionin publik MDR. Më parë, dhjetëra mijëra doza të vaksinës u janë dorëzuar autoriteteve lokale shëndetësore, të cilët më pas i shpërndanë ato në qendrat lokale. Të parët që do të vaksinohen do të jenë banorët e shtëpive të të moshuarve, të moshuarit mbi 80 vjeç dhe personeli mjekësor.

“Kjo vaksinë është çelësi për tejkalimin e pandemisë. Thjeshtë çelësi për të rikthyer jetën tonë në rrugën e duhur”, tha Ministri i Shëndetësisë Jens Spann në një konferencë shtypi. Në të njëjtën kohë, ai u kërkoi të rinjve që të kishin durim dhe të vazhdonin të ndiqnin masat për të kufizuar përhapjen e sëmundjes.

Ndryshe, Fatmir Dalladaku, është kirurgu i parë kardiovaskular nga Kosova i njohur edhe për operacionet e para në zemër të hapur në Kosovë,[1] si dhe për punën pro-bono me pacientët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Si pasojë e masave të dhunshme të instaluara në Kosovë në fillim të viteve të 90-ta, pas përfundimit të subspecializimit në Berlin, RF e Gjermanisë, u punësua po aty, pasiqë nuk iu mundësua vazhdimi i veprimtarisë profesionale në Kosovë.