Fatmir Bytyqi tregon se do të rritet paga minimale nga viti i ardhshëm – Ja në clin muaj

Zv. kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi njofton se në mars të vitit 2023 qeveria do të rritë pagën minimale e cila do të arrijë vlerën 19.600 denarë. Synimi i qeverisë, sipas tij, është që dy anëtarë të familjes do të mbuloj shportën e konsumatorëve

”Do synojmë që të rritet paga minimale për shkak se paga duhet të jetë e dinjitetshme. Në mars paga minimale do të jetë 19500 denarë pagë e cila kur dy anëtarë të familjes do të mbuloj shportën e konsumatorëve dhe plus tu ngelet diçka”, tha Fatmir Bytyqi. Sa i përket autostradës Tetovë Gostivar dhe korridorit të 8 Bytyqi bëri të ditur do të fillohen në kohën e duhur ashtu edhe siç është paraparë që në muajin mars do filloj operimi i projektit.