Fatmir Bytyqi: Qeveria ndau mbi 6,5 miliardë denarë për realizim të masave ekonomike

Masat të cilat Qeveria i ndërmerr për menaxhim me pasojat e dëmshme ndaj ekonomisë janë me kohë, gjithëpërfshirëse dhe të drejtuara kah ata të cilët janë më të goditur nga kriza e virusit korona.

Qeveria tashmë ndau më shumë se 6,5 miliardë denarë nga Buxheti për zbatimin e masave ekonomike me të cilat përfshihen 250.000 të punësuar dhe mbi 35.000 kompani.

Ndërmarrjet e vogla, mikro dhe të mesme tregojnë interesim të madh për kreditë pa interes.

Deri më tani janë miratuar kredi pa interes për 136 kompani me 1.737 të punësuar.

Për shkak të interesimit të madh për këtë ndihmë konkrete, Banka zhvillimore e rriti buxhetin dhe siguroi 8 milionë euro shtesë të cilat iu janë vendosur në dispozicion ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme.

Kjo është masë e rëndësishme që do t’iu ndihmojë kompanive të goditura nga kriza që ta mbijetojnë goditjen e parë ndërsa gjatë kësaj t’i mbajnë të punësuarit e tyre.

Që t’i ruajmë vendet e punës, por edhe që askush të mos mbetet pa të ardhura derisa zgjat kriza, Qeveria siguroi 14.500 denarë për të gjithë të punësuarit në kompanitë e goditura për muajt prill dhe maj, ndërsa masa e njëjtë ka të bëjë edhe për zejtarët, punonjësit sportiv dhe veprimtaritë e pavarura.

Krahas kësaj mase firmat mund të zgjedhin edhe ndihmë për mbulimin e 50 për qind të shpenzimeve për kontribute të secilit të punësuar.

Shteti krijoi kushte, firmat të tregojnë përgjegjësi dhe solidaritet, dhe përmes shfrytëzimit të masave për ndihmë dhe mbështetje, t’i mbajnë të gjithë të punësuarit.

Përmes masave dhe politikave të cilat i ndërmorëm në dy e gjysmë vitet e kaluara krijuam ekonomi stabile e gatshme që të ballafaqohet me kërcënimet globale.

Prej -1,8% për vetëm 2,5 vite ekonomia u rrit në +3,6% dhe treguam se pagat mund të rriten në të gjitha sektorët.

Por tani është koha e solidaritetit dhe ndihmës së ndërsjellë. Për këtë vijon shkurtim i shpenzimeve joproduktive, shkurtimi i pagave të të emëruarve dhe funksionarëve të zgjedhur në nivel lokal dhe qendror.

Menaxhimi me pasojat shëndetësore dhe ekonomike nga kjo krizë prej të gjithë neve kërkon përgjegjësi, përkushtim dhe seriozitet final.

Si parti e përgjegjshme vazhdojmë bashkë me qytetarët, me biznesin të krijojmë masa dhe politika që nënkuptojnë ndihmë të barabartë për të gjithë. Për ne, secili është i rëndësishëm!

Konferencë për media e Fatmir Bytyqit, kryetar i Komisionit për Financa të LSDM-së