Fatmir Bytiqi zë vendin e Mukit në LSDM

Lidhja Social Demokrate Maqedonase (LSDM) ka zgjedhur nënkryetarët e saj që do të jenë bashkëpunëtorët më të ngushtë dhe më të besuar të liderit të kësaj partie, Zoran Zaev.
Për nënkryetarë të kësaj partie janë zgjedhur Sanja Lukarevska, Venko Filipce dhe Fatmir Bytyqi. Ky i fundit vjen në këtë detyrë në vend të nënkryetarit të deritanishëm Muhamed Zekiri – Muki. Sanja Lukarevska është zgjedhur në vend të nënkryetarit të deritanishëm Kosta Petrov.

Ministri i shëndetësisë Filipçe pritet që të jetë edhe zëvendëskryetarit, mirëpo kjo ende nuk është konfirmuar në zgjedhjet që po zhvillohen brenda kësaj partie për organet më të larta partiake. Filipçe pritet të jetë në vendin e zëvendëskryetares së deritanishme, Radmilla Sheqerinska, e cila ka vendosur që të tërhiqet nga kjo detyrë.

Zaev në këtë kongres që po zhvillohet online për shkak të pandemisë, theksoi se subjekti i tyre është treguar i suksesshëm dhe ka zgjidhur probleme të rëndësishme për vendin që nuk janë zgjidhur për 30 vite. Ai ka thënë se partia e tij po sjell suksese të mëdha pasi ka trashëguar një sistem të rrënuar nga regjimi i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.
Zaev tha se ata kanë rritur pagat, pensionet, ndihmat sociale, kanë siguruar kthim të TVSH-së, kanë shfuqizuar taksën radiodifuzive.

“Ne që nga ardhja në pushtet kemi bërë bejten në dy fronte njëkohësisht: në planë ndërkombëtar, duhej të zgjidhen probleme të trashëguara me dekada, çështje që askush nuk ka pasur guxim t’i zgjidh në këto 30 cite, edhe në planin e brendshëm, nga dita e parë që kemi filluar të udhëheqim me qeverisë, jemi të ballafaquar me opozitën destruktive, e cila po bën gjithçka që të pengojë reformat”, tha Zaev.