Ndjekjen penale dhe shkarkimin e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Ndërtimit, Fatmir Arifi, për shkak të pasurisë për të cilën nuk është siguruar dëshmi për origjinën e parave, kërkon Komisioni Kundër Korrupsionit.
Dy banesat, në Çair dhe Zhelezarë, si dhe një veturë prej 18 mijë eurosh i ka blerë gjatë mandatit të tij, ndaj është thirrur në intervistë dhe ka pohuar se përveçse është drejtor merret edhe me shit-blerje të veturave të përdorura dhe kështu e ka fituar pasurinë . Arifi nuk ka dorëzuar asnjë dokument për të vërtetuar pretendimet e tij për pronat kontestuese.
Anëtarët e antikorrupsionit do të paraqesin në Prokurori një nismë për fillimin e procedimit penal sipas nenit 359a, dënimi që i referohet fshehjes së origjinës së pasurisë së fituar në mënyrë disproporcionale, dënimi varion nga gjashtë muaj deri në pesë vjet burg, si dhe si gjobë dhe konfiskim të pasurisë.