Fatjoni refuzon takimin dhe lë studion e Përputhen: Nuk dal më me Melisën

Një situatë e pazakontë është krijuar në episodin e sontwm nw Pwrputhen ku Fatjoni është ngritur i revoltuar duke lënë studion.
Melisa e zgjodhi atë në një takim katër minutash për javën që vjen, së bashku me një takim po 4 minuta me një tjetër nga djemtë, por Fatjoni e refuzoi.

Ai tha se nuk futet në dy takime, ndërsa Melisa iu përgjigj: “Nuk dal më me ty”.
Kjo e revoltoi Fatjonin, i cili u largua, ndërsa Melisa i shkoi nga pas.
Fatjoni: Nuk e pranoj, nuk futem në dy takime. Nuk e pranoj dhe pikë. O do jem unë o x tjetër.
Melisa: Mos e prano, Melisa nuk del më me ty
Fatjoni: Zgjidh takime të ndara

Melisa: Aty rri, nuk dal më fare me ty
Fatjoni: Sa ta keni gjobën, nuk më intereson fare, me mua nuk tallni by*ën
Pastaj Fatjoni u rikthye sërish në studion ndërsa u shpreh prerazi se nuk do të dalë më me Melisën.
Po ashtu ai paralajmëroi se do të largohet nga emisioni në janar.
“Unë me Melisën nuk dal më. Unë këtu përfshihem shpirtërisht, në janar do shikoni largimin tim, e deklaroj hapur që nuk jam më këtu, ose nuk i dihet është ndonjë vajzë tjetër, por me Melisën nuk jam”, tha Fatjoni.