Fatime Fetai tërhiqet nga gara për kryetare të Prokurorisë së Lartë


Ish-prokurorja e PSP-së, Fatime Fetai, ka dërguar email se po tërhiqet nga gara për kryetar të Prokurorisë së Lartë të Shkupit.

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Antonio Jolevski, ka konfirmuar për se në adresën elektronike kanë marrë njoftim për tërheqjen e kandidaturës për prokurore të lartë.

Megjithatë, ai theksoi se do të duhet të flasë me prokuroren për të konfirmuar besueshmërinë e informacionit, gjegjësisht për të vërtetuar me siguri nëse ajo e ka dërguar njoftimin. Zgjedhjet për shefin e prokurorisë së lartë janë shtyrë për më 21 nëntor.