Fatime Fetai ose Besa Arifi kandidat për kryeministër?!

Indeks.mk merr vesh se ndër emrat e diskutuar në kuadër të BDI për kandidat për kryeministër të parë shqiptar janë edhe Fatime Fetai dhe Besa Arifi.

Fatime Fetai është e njohur si prokurore speciale në prokurorinë speciale që u shuajt, ndërsa Besa Arifi është profesoreshë universitare në UEJL.

Ndryshe, BDI sot në Prespë, në pushimoren Pretor, mban konventën promovuese për kandidatët për deputet në zgjedhjet e 15 korrikut.