“Fati i reformave të nxituara në arsim, dështimi”


Argumentet e shumta të prindërve, mësimdhënësve dhe vet nxënësve kundër dixhitalizimit, nxorën në pah një listë të gjatë mangësish ende pa filluar zbatimi i reformës. Veterani i arsimit, Avzi Mustafa, vlerëson se çdo vendim apo reformë e nxituar, pa asnjë dyshim është e destinuar të dështojë. Ai thotë se përmes mësimit nga librat digjital shumë shpejt tek fëmijët do të shfaqet harresa, pasi të rrethuar nga teknologjia pranojnë i formacione shpeshherë edhe të panevojshme.

Nuk kemi asnjë analizë që të shohim se cilat janë anët pozitive të tekstit klasik dhe cilat janë anët pozitive të tekstit digjital. Mirëpo nuk është çështja e të mësuarit që nxënësit t’i mbushë vetëm me njohuri. Ta lidh me librat digjital, sa kanë formuar edhe arsimtarët kompetenca digjitale, por edhe nxënësit nuk i kanë formuar kompetencat digjitale. Çështja e arsimit është çështje demokratike dhe nëse është çështje demokratike lejoje nxënësin të mësojë si të dojë”, tha Avzi Mustafa-veteran i arsimit.

Mos rikthimin e nxënësve nëpër shkolla dhe mungesën e një plani që diçka e tillë të ndodhë në shtator, veterani i arsimit e vlerëson si situatë absurde, sepse sipas tij s’ka logjikë që rrugët e kafenetë të jenë plot e bankat bosh.

Janë të papërgatitur, por edhe ka djallëzi të tjera. Ata duan të fitojnë, prandaj nuk duan t’i hapin shkollat me prezencë fizike. Rrugët janë plot, kafenetë plot, shkolla qenka ajo. Prandaj kjo që ata nuk kërkojnë dhe mbështeten që fajin ta hedhin tek Byroja apo Komisioni Shëndetësorë, për mua është e pa tolerueshme”, pohoi Avzi Mustafa- veteran i arsimit.

Mustafa kundërshton edhe pjesën për centralizimin e botimit të teksteve shkollore. Përkundër reagimeve të shumta, ministrja Carovska nuk heq dorë nga ideja për ndryshimet ligjore që do të çonin në dixhitalizimin e teksteve shkollore.