Fatmir Luri nga Kondova është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është invalid pa një këmbë dhe nuk mundet të kujdeset për vetveten. Për këtë arsye, mjekët kanë dhënë mendim se Fatmiri duhet të kurohet jashtë burgut, por gjykata nuk respekton këtë vendim.
“Nuk po lirohem vetëm për shkak se në vitin 2001 kam qenë pjesëtar i UÇK-së dhe ndër ushtarët e dalluar. Mund ta pyetni edhe komandant Msusin nëse doni. Edhe autoritetet e burgut e pranojnë që deri tani nuk ka pasur rast që një i burgosur të ketë aq shumë dokumente nga mjeku dhe të mos lirohet nga Gjykata”, thotë Lura, i cili gjendet në burgun e Idrizovës.
Ai ka vërtetim të nënshkruar prej tre mjekëve specialistë se duhet të ketë përkujdesje prej së paku 2 personave, por as këtë gjë gjykata nuk e ka marrë parasysh. Është ankuar edhe te Avokati i Popullit dhe pret që lënda e tij të shqyrtohet sa më shpejtë.
“Nëse mbetem në burg, e kam të rrezikuar jo vetëm shëndetin, por edhe jetën. Është fakt se jam invalid dhe nuk mund të kujdesem për vetveten”, thekson Lura.