Nga Emin AZEMI
Nuk është i panjohur në botë fenomeni i inxhinieringut publik që si funksion primar ka klonimin e figurave kontroverse për nevoja të maxi-marketave të tallavasë mediatike, dedikuar një publiku me shije të vobekta kulturore e estetike. Por, të nënçmosh paturpësisht inteligjencën e publikut tënd, duke imponu turli Faqeziu nëpër studio televizive, flet për një deficit të madh etik e profesional të atyre që krizën e ideve mundohen ta kompensojnë me “akademinë” e lehjeve qen-kuptimshe
Jo se në Shkup e Tetovë, nuk ka faqezinj, por mediat e Tiranës ia nxorën fundin duke e reklamuar njëfarë Olsi Faqeziun. E kanë bërë herifin protagonist yll shëtitës nëpër studio dhe lehjeve të tij tash më ua kanë zili edhe qentë më të zgjebosur.
A ju kujtohet ai tipi në Shkup që e bënte haram shërbimin në armatë dhe polici. Ndonjë të rrjedhur nga truni si ky, mund të gjesh edhe gjetkë nëpër kasabatë tona në Kosova a Pollog, mirëpo mediat atyre nuk ju japin hapësirë, siç po veprojnë disa drejtues emisionesh-limonada, teksa po jargaviten demek në bashkëbisedim me gjithologun e idiotësirave antishqiptare, njëfarë Olsi Faqezi, pa asnjë pikë të bardhë në moral dhe ndërgjegje. Ka kohë që i ndjek mastrubimet televizive të këtij idioti, por asnjëherë nuk e kam marrë seriozisht, sepse, në radhë të parë, e kam përjashtuar nga lista e “insanëve” shqiptarë dhe e kam futur në listën e hajvanëve që taxhinë e huaj e bluan në barkun e mbushur me tru jashtëqitjeje dhe së dyti kinse-tezat e tij janë aq të tymosura me temjan paragjykimesh sa nuk ia vlen ta harxhosh as prapanicën e gomarit për të bërë ison e pordhëzimeve ligjëruese.
Nuk është i panjohur në botë fenomeni i inxhinjeringut publik që si funksion primar ka klonimin e figurave kontroverse për nevoja të maxi-marketave të tallavasë mediatike, dedikuar një publiku me shije të vobekta kulturore e estetike. Por, të nënçmosh paturpësisht inteligjencën e publikut tënd, duke imponu turli Faqeziu nëpër studio televizive, flet për një deficit të madh etik e profesional të atyre që krizën e ideve mundohen ta kompensojnë me “akademinë” e lehjeve qen-kuptimshe. Pse gjithë ky maltretim i bëhet publikut shqiptar, ndërkohë që tema e probleme shumë më primare dhe emergjente ngelin nën hijen e paraqitjeve neboluze të Olsigjim Karadyzen Faqeziut? Nëse mediat e Tiranës kanë rënë në atë derexhe sa të ngrejnë kuotat e shikueshmërisë me tipa të tillë që bateritë klinike paranormale i karikojnë nëpër studio televizive, atëherë është mirë të shpallet një plan operativ në rang kombëtar që do të merrej me shpëtimin e publikut nga diversionet e tilla shpirtërore e psikologjike që iu bëhen.
Përsëritja në Tiranë e tezave idiotike që më parë ishin plasuar në studio paçavure të Shkupit e Beogradit, flet për një përmbysje të dhimbshme të vlerave fundamentale të profesionit të gazetarisë. Nëse edhe një serbi normal të Beogradit i duken tepër të marra idetë që plason Faqeziu shqipndotës, nuk e kemi të qartë se si një mendermethëne moderatori të Tiranës i duken normale ato ide. Apo ndoshta, kompleksi për të dëgjuar sharje vetëm në gjuhë të huaj, tani është shndërru disi në një kompleks tjetër që sharjes i jep shqipfolësi faqezinjësh dhe nuk ka nevojë të shkohet në Shumadi për të prek nga afër urrejtjen antishqiptare kur atë e ke këmbëkryq në studiot e Tiranës. Një shikues i painformuar që nuk e kupton serbishten për të depërtuar më thellë në psikologjinë kolonialiste serbe, mjafton të ulet para televizorit dhe të dëgjojë shqip nga goja e Olsigjim Karadyzen Hundqenef Faqezi, përkthimin e asaj që me shekuj e kishin projektuar e propaguar ideologët e gjenocideve antishqiptare dhe gjithë mohuesit e autoktonisë shqiptare në Ballkan. Aferim juve që po na shani shqip dhe po na përkujtoni se zgjatimet gebelsiane të propagandës sllave mund t’i gjejmë edhe në ndonjë studio të Tiranës ku “ardhacakëria e shqiptarëve” në shek. e 15 promovohet paturpësisht shqip nga një monstër Surratzi që zanatin e lehjes po e ushtron për mrekulli, pa qenë nevoja të pengohet nga moderatorët kozmopolit dhe tepër të “hollë” në shijet e tyre publikbërëse. Aferim Juve që po na i mësoni fëmijët se si krijohet modeli i monstrës social-kulturore që natën ushqehet me kakërdhia minjsh eksperimental nëpër laboratorët e huaj, kurse ditën bëhet sikur i takon një komuniteti që s’i kupton idetë e tija djallëzore. (koha.mk)