Melinda Ademi është një nga artistet më të pëlqyera shqiptare, e cila arriti që për një kohë të shkurtër të zë një vend të rëndësishëm në skenën muzikore.
Reperja tashmë është pjesë e koncerteve madhështore dhe incidentet vetëm e ndjekin. Pak ditë më parë ajo shihej në një video gjatë një koncerti duke kërcyer e kënduar, teksa një ndër fansat ka tentuar ta prekë në të pasme.
Melinda ka reaguar menjëherë ku është kthyer duke i thënë “Mos më prek”. Videoja më poshtë u bë virale duke u shpërndarë ngado, por jo më pak se një video tjetër.
Këtë herë Melinda është “mas*akruar” në rrjet për një gjest jo mjaft të hijshëm, pasi ishte duke performuar edhe kërcyer “twerk”.