Fanella me mbishkrimin ‘Jashari’ çmendi serbët, Granit Xhaka: Nuk kishte asgjë politike, ia dedikova…

Futbollisti Granit Xhaka ka reaguar pasi festoi me një fanellë me numrin 26 që lexonte “Jashari”, pas fitores spektakolare të Zvicrës ndaj Serbisë.

Në konferencën për shtyp, Xhaka tha se nuk kishte asgjë politike në këtë festë, ndryshe nga sa u prit nga pala serbe, e cila e quajti provokim.

“Jo, nuk kishte asgjë politike brenda kësaj. Ishte një referim dhe dedikim për Ardonin, i cili është një i ri që po rritet shpejt, e të cilin e këshilloj shumë dhe që meriton shumë respekt për atë që është duke e bërë”, tha Xhaka.

Në rrjetet e tij sociale, Xhaka nuk i fshehu dot emocionet e forta pas ndeshjes.

“Nuk mund ta përshkruaj sa e mirë është kjo ndjenjë. Shumë krenarë për djemtë e mi. Raundi i 1/16-ave të Kupës së Botës. Ia dolëm”, shkroi Xhaka.