Familjari i të aksidentuarve: “Nuk kemi kontakt me të afërmit tanë”

Një familjar i të aksidentuarve në Bullgari me autobus ka thënë se nuk ka ndonjë informacion nga familjari që ka udhëtuar në Turqi, të enjten e kaluar.
“Kanë shku të enjten dhe tanimë nuk kemi informacione. Askush nuk na informon. Jemi lajmëruar tek agjencioni dhe nuk përgjigjen. Bëhet fjalë për djalin e axhës, i moshës 41 vjeçare. Nuk kemi informacione për të, edhe pse mundohemi ta kontaktojmë”, tha familjari Xhelal Bakiu, i cili foli para mediave të cilat gjindeshin para agjensionit Besa Trans.

Shkaku i përplasjes është duke u hetuar ndërkohë që në raportimet lokale është thënë se autobusi mund të ketë goditur një parmak. Incidenti ka ndodhur në autostradën Struma rreth 45 kilometra në perëndim të Sofjes, në orët e para të mëngjesit të së martës. Një zyrtar nga spitali në Sofje ka thënë se shtatë persona janë duke u trajtuar, të cilët kanë arritur të largohen nga autobusi.