Familjari i pasagjerit sulmon taksistin, policia punon në zbardhjen e rastit

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë njofton se gjatë ditës së sotme, në orët e hershme të mëngjesit një familjar i një pasagjeri ka sulmuar fizikisht vozitësin e taksisë. Policia po punon në zbardhjen e plotë të rastit.

“Sot (19-korrik) në ora 05:15, personi Sh.A.(48) nga Reçica e Vogël e Tetovës në SPB Tetovë ka raportuar se në rrugën “Iliria” në Tetovë është sulmuar fizikisht në taksi veturën e tij nga një person i cili kishte qenë familjar i pasagjerit që po transportonte. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.