Familjarët e Sokolit të mërzitur shihen teksa futen brenda në shtëpi

Me të pranuar lajmin se Sokol Halili i ka dhënë fund jetës, 40 orë pasi vrau me tre plumba ish gruan e tij Hamide Magashi, në oborr të QKUK-së, familjarët e Sokolit janë mbledhur para shtëpisë duke vajtuar. Aty ende ndodhen forca të shumta të policisë të cilat po merren me rastin. Me policët shihet vazhdimisht edhe babait i Sokolit, Halili.

Ky i fundit thuhet se ka negociuar me të birin që të dorëzohet para autoriteteve, mirëpo pa sukses. Policia ka njoftuar se përkundër të gjitha masave të ndërmarra dhe tentativës për negocim, nga njësitet dhe kompetentët policorë i njëjti nuk është dorëzuar dhe me armës zjarri ka kryer aktin e vetëvrasjes.

Lidhur me rastin janë duke vazhduar veprimet e mëtejme nga njësitet relevante policore, përfshirë ekzaminimin e vendit të ngjarjes, përderisa për procedura të mëtejme janë informuar Prokuroria dhe Inspektorati Policor i Kosovës.