Familjarët e shoferit të vr*arë e mohojnë lidhjen me vetëvr*asjen e vajzës nga Gllogjani

Familja e Gani Gjokajt, shoferit të vr*arë në Gllogjan më 26 nëntor, i ka mirëpritur arr*estimet e djeshme rreth tra*gjedisë së 26 nëntorit, ku veç shoferit u vranë edhe dy nxënës nga fshati Gllogjan i Deçanit.
Xhafer Gjokaj, rreth të 80-tave, babai i të ndjerit Gani Gjokaj, ka thënë të dielën se pret që shteti ta zbardhë tërë rastin dhe të shqiptojë dënimet më të rënda për vr*asësit.

“Jam i kënaqur me arr*estimet dhe pres dënimet më të rënda për vr*asësit që bën masakër edhe në nxënës”, ka thënë ai nga oda e tij ku po qëndronte me të vëllain Smailin, e ku thotë se çdo ditë presin njerëz që shkojnë ende për ngushëllime aty.

I pyetur nëse ai dhe familja e tij po i njihnin të arrestuarit, emrat e të cilëve u dhanë në media një ditë më parë, babai i vik*timës e ka mohuar një gjë të tillë.
“Jo nuk i njohim, Gllogjani është i madh, ata që thanë se janë arr*estuar, nuk dimë send kush janë e tek janë”, është shprehur Xhafer Gjokaj.

Ai dhe i vëllai i tij gjatë bisedës për KOHËN kanë mohuar kategorikisht mundësinë e implikimit dhe ndikimit eventual të familjarit të tyre të ndjerë në vetëvrasjen e një vajze nga Gllogjani, për të cilën është folur e shkruar tash sa ditë.

“Po të kishte diçka të vërtetë këtu, familja e asaj çike ishte dashur me na çu njerëz sipas traditës dhe ia kishim gjetë çaren kësaj pune, ishim përgjigj, por ne nuk kemi marrë asnjë fjalë, asnjë ‘selam’ prej askujt për këta dhe ato fjalë nëse kanë thënë ashtu ata që u arr*estuan, janë vetëm me e arsyetu veten”, ka thënë babai i shoferit të vr*arë.
“Djali jem nuk ka qenë i tillë, hyni këtu e deri në Pejë se s’mundesh me gjet dikë që flet keq për të”, ka tërhequr vëmendjen ai.

“Nëse i paska pas hak dikujt, pse vr*asësit kanë qitë maska kur kanë shtënë drejt autobusit, kur vr*itet dikush për hakmarrje vritet hapur dhe merret përgjegjësia, e jo kështu”, ka shtuar i njëjti.
“Po të kishte përgjegjësi për vetëvrasje të asaj çike që po thonë nga Gllogjani, djali nuk do të kishte punuar në Gllogjan me autobus, edhe një vit pasi paska vdek ajo çikë”, ka dhënë një arsyetim tjetër Xhafer Gjokaj.

I vëllai i tij Smajli është ndërlidhur edhe me një element tjetër.
“Mbrëmë pasi u dha lajmi për këto arr*estime dëgjova mandej se djali jonë ishte marrë në pyetje për atë vajzë, i ishte marrë edhe telefoni përkohësisht dhe pasi ishte dalë i pafajshëm, ishte liruar. Po të kishte përgjegjësi, djali ynë nuk do të lihej i lirë nga shteti tash e më tepër se një vit pas vetëvrasjes së asaj vajze”, është shprehur ai.

Vëllezërit Gjokaj në fund kanë thënë se tërë ngjarjen e lënë në duart e shtetit dhe të drejtësisë, duke shfaqur shpresën se do ta zbardhin tërësisht rastin e vra*sjeve të 26 nëntorit.
Mbrëmë, Prokuroria Themelori në Pejë konfirmoi se kishin arr*estuar tre të dyshuar në lidhje me vrasjen e trefishtë. Të dyshuarve pritet t’u caktohet sot masa e parabu*rgimit prej 30 ditësh.