Forca të shumta të Policisë së Fierit kanë blinduar Gjykatën e këtij qyteti pasi sot do të jepet masa e sigurisë për Klodian Çalamanin, autorin e vrasjes së djalit 8 vjeçar Mateo Vasiu. Aty ndodhet dhe një numër i madh familjarësh.Prindër dhe familjarë të afërt të Matesos së vogël kanë shkuar të shumtë në ambentet e Gjykatës dhe kanë shqyer derën kryesore. Ata kanë hyrë në ambientet e brendshme dhe kanë kërkuar vrasësin e djalit të tyre.
“Ku e keni fshehur maskarain. Do ta vrasim”, dëgjohet të thonë familjarët e vogëlushit. “Ku është se do t’i q**ë motrën? Ku është?? Do t’i q**më motrën po të them”, dëgjohet të thotë babai i vogëlushti, ndërsa policët e ndalojnë të futet më tej brenda Gjykatës.
Klodian Çalamani akuzohet për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj të miturve”. Vepër penale e cila dënohet me 20 vjet burg deri në burgim të përjetshëm.