Familjarët e Grupit të Kumanovë: Drejtori i bu*rgut të Shutkës është vënë mbi Ligjin, ua pamundëson uikendin të dënuarve

Familjarët e të dënuarve për logjistikë të grupit të Kumanovës sot në një konferencë për media ak*uzuan drejtorin e bu*rgut të Shutkës se po shkel ligjin dhe rregulloren e burgut, duke iu pamundësuar të dën*uarve të grupit tshfrytëzimin e uikendit, i cili sipas familjarëve u takon me ligj.

“Arsim Bajramit, Musadik Pajazitit dhe Elham Arifit të dë*nuar në rastin “Lagja e Trimave” nuk u lejohet shfrytëzimi i ditëve të lira, që sipas rregullores së bu*rgut njihet si uikend. Edhe përkundër se ata që tre muaj kanë plotësuar kushtet, drejtori i shtëpisë ndëshkuese po shkel ligjin dhe ju pamundëson këtë të drejtë familjarëve tanë. Grupit i takon shfrytëzimi i uikendit por drejtori nuk e mundëson këtë. Kjo flet se drejtori i bu*rgut është mbi ligjin”, deklaroi Bujamin Selmani, i afërm i të bur*gosurve të lartpërmendur.