15 vjeçarja, Anita Mehmeti ka humbur jetën të premten e 15 majit.
Familjarët për vdekjen e saj e kanë drejtuar gishtin kah stafi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas tyre, maltretimet e shumta që i bën vajzës duke e endur dhe neglizhenca për t’i ofruar ndihmë erdhi deri tek momenti tragjik.
Në shkrimin e publikuar nga qytetarja, Zana Avdiu në llogarinë e saj në Facebook, ku theksohet se është shkrimi i një familjari të tashmë të ndjerës, potencohet se Anita e ka pasur gjendjen e mirë shëndetësore.
Por, të martën e (12 majit), atë e kapin dhimbje të forta të barkut, vjellje e mundim – e gjithë këto simptomat, gjithmonë sipas familjares nuk merren parasysh nga mjekët.
E ndjera fillimisht i ishte drejtuar spitalit në Drenas, nga aty mjekët e kanë udhëzuar për në repartin e Pediatrisë së Prishtinë, e pastaj mjekët nga Pediatria thonë se duhet t’i drejtohet Kirurgjisë.
Vetëm një ditë para së të vdiste, të enjten (14 maj) – ajo lirohet nga spitali me vetëm përshkrimin e disa barërave.
Pas përkeqësimit të gjendjes ajo sillet sërish në QKUK, të enjten mbrëmje dhe në momentin kur mjekët vendosin që ta trajton më thellësisht, të nesërme teksa babai i saj po plotësonte raportin mjekësorë, kthehet në dhomën e vajzës për ta gjetur atë të vdekur.
Anita, sipas këtij njoftimi thuhet se ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit.
Shkrimi i plotë:
https://www.facebook.com/zana.avdiu/posts/10222718247613162