Familja ukrainase vritet nga rusët teksa tentuan të largoheshin nga Kievi (video)

Pamjet dramatike të disa personave të vrarë teksa përpiqeshin të largoheshin nga qyteti i Irpin, në veriperëndimi të Kievit janë publikuar në disa media ndërkombëtare.

New York Times raporton se të paktën 3 persona, anëtarë të një familjeje kanë mbetur të vrarë nga bombat ruse pranë një urë të dëmtuar që po përdorej nga banorët e zonës për t’u larguar nga vendi.

Sipas gazetës, grupi i vogël i njerëzve ishin duke kaluar me vrap një rrugë të zbuluar, të ndihmuar nga ushtarët ukrainas për të arritur strehimin, kur janë sulmuar.
https://twitter.com/ReutersBarria/status/1500474462105485315?ref_src=twsrc%5Etfw&fbclid=IwAR2wnlAX11MoER0doOgEtb0SMoFhkaHWp1zsN–q9gOO33wyzONEJZGDAW0