Familja nga Tetova bëjnë dasëm edhe pse të gjithë rezultuan pozitiv me COVID-19

Një çift bashkëshortor nga Tetova kanë bërë dasmë edhe pse të dy dhe gjithë familja kanë rezultuar pozitiv në covid-testet e shpejta – ka njoftuar Ilco Efkoski, Mjek nga Tetova.

“Dhëndri dhe nusja erdhën për të marrë in*fusion për t`u freskuar para dasmës. Në shtëpi kishin marrë “Paracetamol” dhe nuk e kanë lajmëruar mjekun se kanë temperaturë. E kanë kaluar të gjithë dasmën me të gjitha adetet. Në shtëpi kanë bërë covid-teste të shpejta që kanë treguar se të gjithë familjarët janë pozitiv, por nuk u kanë besuar testeve që vetë i kanë blerë në barnatore. Nuk kanë bërë PCR teste.

Sikur kjo të mos mjaftonte, vëllai i dhëndrit bashkë me familjen, pas dasmës, menjëherë kanë shkuar për pushime në Shqipëri. E gjithë kjo nuk do të bëhej publike, sikur dhëndri të mos përfundonte në Repartin Infektiv me pneumoni. Tani të tjerë familjarë presin për t`u hospitalizuar” – ka konirmuar mjeku Efkoski.
Nga Reparti Infektiv në Tetovë thonë se pjesa më e madhe e të shtruarve në spital janë infektuar në dasma dhe ahengje familjare.