Familja nga Ferizaj humbi nga COVID-19 dy djem në moshë të re, kryetari jep detaje


Agron dhe Adnan Bucaliu nga Ferizaj, kanë vdekur në moshë të re si pasojë e infektimit me koronavirus. Vëllezërit nga Ferizaj v*diqën brenda tri ditësh, ndërsa kryetari i kësaj komune Agim Aliu shkruan se vd*ekja e tyre ka tro8nditur vendin. Aliu ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe rrethin e të ndjerëve.

Postimi i tij i plotë:
Lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të dy vëllezërve Bucaliu, ka tro8nditur jo vetëm familjen, por edhe mbarë Ferizajn, miqtë e të njohurit e të ndjerëve. Më lejoni që në emër të qytetarëve ferizajas, familjes së nderuar Bucaliu, t’iu shpreh ngushëllime të sinqerta për humbjen e familjarëve të tyre, Agron dhe Adnan Bucaliu.

Ata kaluan në amshim në moshë të re, shumë pak ditë nga njëri-tjetri, për t’u bashkuar përgjithmonë në amshim, e për ta mbajtur të bashkuar fortë , kujtimin e tyre nga familja e shoqëria.
Pushofshin në paqen e paskaj e qoftë jetëgjatë kujtimi i tyre! Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e të njohurve të të ndjerëve!.