Familja nëntë anëtarëshe kërkon ndihmë për rindërtimin e shtëpisë që u dogj nga zjarri

Familja nëntëanëtarëshe nga fshati malor Rogle e Tetovës ka mbetur pa kulm mbi kokë për shkak të zjarrit, prandaj tani kërkojnë ndihmë nga të gjithë qytetarët që të rindërtohet shtëpia e tyre tërësisht e shkatërruar. Familja Abdija pa shtëpi mbeti ditën e shtunë.

“Zjarri ka ndodhur të shtunën dhe u dogj tërësisht. Ajo është shkatërruar më dhe nuk mund të jetohet në të. Tani jemi përkohësisht në shtëpinë e kushëririt tim. Kemi nevojë për ndihmë që të rindërtohet sërish”, thotë Solman Abdija.

Solman në shtëpi jeton me bashkëshorten dhe pret fëmijë. Së bashku me ta janë edhe prindërit e tij të moshës 67 dhe 57 vjeçare, ndërsa nëna e tij është e sëmurë dhe e palëvizshme. Në shtëpi jeton edhe vëllai i Solmanit me bashkëshorten dhe tre fëmijët e moshës 8, 5 dhe 2 vjet.

Për personat të cilët duan të ndihmojnë paratë t’i transferojnë në llogarinë bankare Silk Road banka 280101102540764, ndërsa mund të kontaktohet edhe në numrin e telefonit 071 929 318, Solman Abdija.