Familja Destani do të hap fabrikë për vetura në Tetovë, do të punësohen me mijëra punëtorë?

Kompania në pronësi të miliarderit tetovar Lazim Destani do të hap fabrikë për prodhimin e veturave të vogla elektrike në Tetovë mëson ekskluzivisht portali Shqipmedia.

Sipas informacioneve jozyrtare që priten të bëhen publike nga vet kompania në fjalë ditëve në vazhdim, fabrika do të hapet në zonën e lirë industriale në Tetovë dhe priten të punësohen mijëra punëtorë.

Fabrika do të jetë në lidhje me prodhimin e veturave elektrike të kompanisë më të re të familjes Destani që ka filluar si start up në Gjermani “Next e GO Mobile”. Kompania ka hap filialin e saj para disa ditësh edhe në Tetovë në adresën ku gjendet kompania “Ecolog-International” në Tetovë.

Përndryshe gjatë ditës së djeshme portali Shqipmedia publikoi lajmin se familja Destani do të hap fabrikën e saj edhe në Bullgari për prodhimin e veturave elektrike, ku do të punësohen mbi 1.000 punëtor ndërsa investimi parashikohet të jetë 140 milion dollarë.

“Next e GO Mobile” është kompani start up gjerman në pronësi të familjes Destani dhe prodhon vetura të vogla elektrike. Fabrikën e parë ajo e hapi në Greqi ndërsa modeli i parë u zbulua para disa muajsh në Berlin.