Familja Dervishi mbeti në rrugë! Zjarri dogji gjithçka, Kasami premton ndihmë


Ky është Bekim Dervishi. Gjithçka që i ka mbetur nga shtëpia janë këto rroba. Shtëpia në të cilën ishte vendosur me qira mbrëmë u përfshi nga zjarri, bashkë me tre shtëpi të tjera. Ai tani bashke me gjashtë anëtarët e familjes ka ngelur në rrugë dhe nuk di nga t’ia mbajë. Lutja e vetëme e tij është të gjejë një një dhomë për t’i kaluar këto ditë të ftohta.

“Zgjidhje tjetër unë nuk kam ku të shkojë. Unë shpresën e kam pasur në këtë shtëpi që kemi qëndruar me qira edhe unë shtëpi tjetër nuk kam. Nuk kam vend tjetër. Unë vetëm këtë e kam tjetër s’kam, ne jemi shtatë anëtar, e kam vajzën, gruan, gjyshen edhe babagjyshin. Edhe unë kam një apel tek të gjithë myslimanët që nëse mund vetëm një dhomë ta kem që të vendos kokën me vajzën time edhe familjen time. Edhe asgjë tjetër mua nuk më duhet vetëm të kem një dhomë për vajzën, për familjen time”, tregon Bekim Dervishi.

Nga njësia e zjarrfikësve gjatë natës në mbrëmshme thanë se kanë intervenuar shpejtë.

“Ne kemi marr masa të menjëhershme dhe kemi dalë me katër makina, dhe 15 zjarrfikës. Në vend ngjarje kemi arritur me një shpejtësi të madhe edhe kemi bërë maksimumin. Njëherë për ta fut nën kontrollin tonë dhe pastaj për ta lokalizuar zjarrin. Fatmirësisht në këtë fatkeqësi të lënduar nuk kemi, apo viktima”, njoftoi Uka Aliti, komandant i zjarrfikësve.