Familja Bajram për kriptovalutat: “Për aparaturën është paguar doganë”

Bashkëpunëtori i Grabriell Bajramit, i cili u raportua se në bodrumin e Qendrës Tregtare të Qytetit të Shkupit posedonte aparaturë për prodhimin e kriptovalutave, ka folur sot për rastin para mediave.
Ai i ka hedhur poshtë të gjitha informacionet në media si spekulime.

“Aparatura kompjuteristike e cila është stacionuar në hapësirat e huazuara në QTQ është në përputhje me ligjin, e importuar në shtetin tonë dhe për të cilën është paguar doganë dhe tatimet tjera ndaj shteti”, tha bashkëpunëtori i Bajramit.
Sa u takon hapësirave, ai tha se të njëjtat shfrytëzojen si hapësirë për magazinim për servisim të aparaturës së njëjtë kompjuteristike, për çfarë e njëjta përgatitet për eksport.

Derisa gazetarët zbuluan se në QTQ të Shkupit po prodhoheshin kriptomonedha, policia nuk e pa të arsyeshme të hulumtojë dhe të kontrollojë nëse po vi*dhej rryma elektrike. Vetëm pas disa minutave pjesëtarët e policisë u larguan nga vendi i ngjarjes.
Ky objekt i përket familjes së Gabriel Bajramit, këshilltar në Qytetin e Shkupit. Në pamjet brenda objektit në bodrumin e QTQ-së vërehet një sasi e madhe e grafikave që prodhonin kriptomonedha.