Për shkak të pandemisë, ata s’arritën të shkojnë për pushime në Evropë Familja nga Newcastle kishte planifikuar një udhëtim në Evropë para përhapjes së COVID-19. Kështu që anëtarët e kësaj familje vendosën të imitojnë këtë udhëtim në dhomën e ndenjes së shtëpisë së tyre, duke përfshirë këtu kontrollin e sigurisë, menynë e ushqimit të linjës ajrore, etj.
Kirsty Russell tha se bashkëshorti i saj, Nathan, mësues, realizoi këtë ide duke organizuar gjithçka, meqë pandemia ua shkatërroi pushimin familjar të cilin e kishin planifikuar qe pesë vjet “Filloi gjithçka si shaka, por u bë tejet argëtuese”, tha Russell.
“Menduam që fëmijët s’do të përfshiheshin në të. Por të gjithë e pranuan”, shtoi më tej ajo. Familja mblodhi të gjitha bagazhet të mërkurën dhe improvizuan kështu një fluturim 15-orësh, gjoja se do të zbritnin të enjten. Russell tregoi se ajo dhe bashkëshorti i saj ishin për muajin e mjaltit në Evropë dhe deshën që tua tregojnë këtë kontinent edhe fëmijëve të tyre. Familja planifikoi një udhëtim shumë-javor, në Gjermani, Francë, Itali, një lundrim mesdhetar dhe pesë javë në Mbretërinë e Bashkuar.
© RTV21.tv