Familja 9 anëtarëshe i jep fund jetës për shkak të borxheve

Ata u helmuan që të gjithë. Një vetëvrasje kolektive pasi ishin të mbytur nga borxhet. Nëntë anëtarë të së njëjtës familje janë gjetur të vdekur nga një pakt vetëvrasjeje. Nga më e vogla, një vajzë 15-vjeçare, te një grua e moshuar 72-vjeçare.

Trupat u gjetën në dy shtëpi të veçanta që i përkisnin dy vëllezërve të familjes, në lagjen Sangli të Maharashtra, Indi. Policia beson se nëntë personat vdiqën pasi kishin konsumuar helm dhe se familja po kalonte probleme financiare.

Një vendim i marrë pasi anëtarët e familjes përballeshin me ngacmime të vazhdueshme publike nga ata që u kishin dhënë para hua. Dy vëllezërit që zotëronin dy shtëpitë quheshin Popat Yallapa Vanmore, 52 vjeç dhe Manik Yallapa Vanmore, 49 vjeç.

Shtatë trupat e tjerë u identifikuan si Sangeeta Popat Vanmore, 48, Archana Popat Vanmore, 30, Shubham Popat Vanmore, 28, Rekha Manik Vanmore, 45, Aditya Manik Vanmore, 15, Anita Manik Vanmore, 28, dhe Akkatai Vanmore, 72 vjeç.

Ishin fqinjët ata që i gjetën, pasi kishin vënë re se dyert e dy shtëpive nuk po hapeshin prej kohësh. Pesëmbëdhjetë persona, të cilët dyshohet se u kanë dhënë hua vëllezërve, janë arrestuar dhe policia është në kërkim të 10 të dyshuarve të tjerë, nën akuzën e shtyrjes drejt vetëvrasjes.