Fal*sifikohen çertifikatat e vaksinimit?!

Sistemi i sigurisë së krijuar nga BE-ja ka detektuar dyshimet për fa*lsifikim të certifikatave të vaksinimit, të cilat figurojnë se janë marrë në Maqedoninë e Veriut. Për shkaqe sigurie, Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët që kanë gjeneruar EU-certifikatë të vaksinimit përmes portalit “Vakcinacija.mk” të njëjtat t’i nxjerrin sërish. Sipas tyre, bëhet fjalë për protokoll të sigurisë për të parandaluar përdorimin e EU-certifikatave të fa*lsifikuara me emra dhe numra personal të rrejshme.

“Si pjesë e këtij sulmi të sistemit më 28.10.2021 palët e treta kanë arritur të krijojnë 4 EU-certifikata të fa*lsifikuara me emra dhe të dhëna tjera personale të rre*jshme, kurse në certifikata shkruante se të njëjtit kanë marr vaksina në Maqedoninë e Veriut. Në EU-certifikatat fa*lse nuk ka pasur emra apo të dhëna konkret të personave ekzistues që janë shtetasit tanë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se të dhënat personale të qytetarëve tanë janë të sigurta dhe në këtë rast nuk janë cenuar, njëkohësisht siguria në sistem është rritur dhe gjithnjë përmirësohet për të evituar ab*uzimet të tilla në të ardhmen. Ekipet e Ministrisë së Shëndetësisë janë në komunikim të vazhdueshëm me ekipet e ‘cyber-security’ që e mirëmbajnë infrastrukturën e rrjetit të EU-certifikatave të angazhuar nga Komisioni Evropian. Burime të mediave thonë se manipulime të sistemit ka edhe brenda vendit. Posaçërisht nga grupe hakerësh të cilët krijojnë një data bazë të rrejshme duke fa*lsifikuar edhe “QR Code” por me të dhëna personale valide, që personat në një kundërvlerë parash përvetësojnë një certifikatë pa u vaksinuar fare. Këto dyshime hetohen nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Lidhur me rastin konkret që keni pyetur bëhet fjalë për një vepër që ka ndodh jashtë territorit tonë dhe ne do angazhohemi në raste se autoritetet evropiane kërkojnë ndihmë nga ne. Sa i përket dyshimeve për raste të ngjashme brenda vendit, ne jemi duke hetuar disa raste që për shkak të mos dëmtimit të hetimit nuk mund të publikojmë detaje të tjera”, theksojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Autoritetet në vend njoftojnë se nuk bëhet fjalë për komprometim të certifikatave që përdoren brena shtetit tonë, por për ato të cilat nxirren posaçërisht për të udhëtuar jashtë shtetit. Detektime të tilla kanë ardhur nga jashtë shtetit vetëm pasi certifikatat e Maqedonisë së Veriut kanë nisur të njihen edhe nga vendet e BE-së. Sistemi i sigurisë Evropiane ka ngritur alarmin se persona ende të pa identifikuar jashtë Maqedonisë kanë futur ilegalisht certifikata kinse janë nxjerr në vendin tonë. Autoritetet evropiane kumtojnë se me sulme të tilla të sistemit ballafaqohen të gjitha vendet që përdorin EU-certifikatat, pasi që janë kusht për udhëtim në vendet e BE-së.