Edhe pse në mungesë lirie të dënuarit e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimve Penale të Vaqarrit kanë festuar Fiter Bajramin.
Behaudin Gashi ka qenë Imami i cili ka predikuar për këta besimtarë. Gjatë fjalës së tij ai tha që feja islame është ajo e tolerancës dhe se nuk ka asnjë lidhje me aktet terrosite që bëhen në emër të kësaj bindjeje fetare.
“Ne si besimtarë myslimanë e dimë mirë se feja islame nuk ka lidhje me asnjë lloj të keqeje, për më tepër me ato të këqija që sot kanë dal në shesh, ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi. Në si besimtarë myslimanë e dimë se feja jo vetëm që nuk nxit asnjërën prej të dyjave, por përkundrazi u del përballë me forcën e argumentimit kuranor”, tha Imami.
Afërsisht 30 të burgosur janë falur sot në xhaminë e institucionit. Andi Zeqillari, është dënuar me 7 muaj heqje lirie, para kameras ai shpreh pendesën për veprën penale që ka kryer.
“Me fenë islame kam rënë në kontakt që në vitin 2008. Jam i dënuar për lëndë narkotike dhe si çdo i ri gabon, por inshallah Zoti na udhëzoftë në rrugën e drejtë”, thotë Andi.
Xhavahir Shameti tregon se është arrestuar për vepren penale vjedhje. Në këtë ditë të shënuar ai kërkon minimumin e dënimit.
“Që të më mishërojë dhe dënimin ta marrë sa më të lehtë, sepse unë nuk kam bërë gjë”, deklaron ai.
Imami Behaudin Gashi thotë se përhapja e fesë islame në burgjet e vendit tonë ka sjell ndërgjegjësim dhe ndryshim në sjelljen e të dënuarve\