Falja e Bajramit, Spasovski selam Mulla Sulës: Asnjë udhëheqës fetar nuk është më i fortë se shteti!

Askush nuk është më i fortë se shteti, asnjë zyrtar, asnjë udhëheqës fetar, asnjë institucion, tha sot Kryeministri teknik Oliver Spasovski, duke iu përgjigjur një pyetjeS Së gazetarit, nëse ka presion ndaj Qeverisë në lidhje me vendimin për zgjatjen e orës policore për fundjavën e ardhshme.

Komisioni për sëmundje infektive ka propozuar që orari i orës policore të fillojë nesër në 7 pasdite dhe të zgjasë deri të martën në 5 të mëngjesit. Këtë fundjavë është festa fetare e fitër Bajramit dhe festa kombëtare e shën Kirili dhe Metodi.

Seanca e Qeverisë në të cilën do të vendosë për këtë propozim është caktuar për sot në orën 17:00.
“Shteti është ai që merr vendime dhe menaxhon sistemin në situata të tilla. Nëse dikush mendon se mund të bëjë presion , le ta dijë se presioni nuk do të funksionojë. “Nëse do të merrnim vendime nën presion, më besoni se do të kishim 2 seanca në ditë, një në mëngjes , dhe një pasdite për të marrë vendime për ata që nuk i pëlqejnë masat”, tha Spasovski.

“Ne jemi të përgjegjshëm, serioz dhe marrim vendime që janë në interes të qytetarëve.” Mund të them që të gjitha vendimet, gati 100 për qind, në përjashtim tëMinistrit të Brendshëm, i marrim unanimisht ”, shtoi Spasovski, në promovimin e një donacioni nga kompanitë maqedonase me përgjegjësi shoqërore, i cili përbëhet nga 85 makina për ventilim jo invaziv dhe 24 koncentrues të oksigjenit.