Falimenton banka Eurostandard


Alsat mëson se banka Eurostandard e Trifun Kostovskit shkon në falimentim. Nuk dihet fati i kredive dhe kursimeve të qytetarëve. Për momentin përpara kësaj banke gjenden edhe forca të policisë. Aksionari kryesor i kësaj banke është ish-kryetari i Shkupit Trifun Kostovski.

Banka është hapur në vitin 2001 dhe në vitin 2014 bleu një pjesë të Bankës Postare. Vet Kostoski vitin e kaluar kishte deklaruar se banka ndodheshe në gjendje të vështirë financiare po ashtu fliteshe se banka Eurostandard do të bliheshe nga Komercialna Banka AD Skopje transaksion që nuk u krye kurrë. Vitet e fundit banka kishte mbyllur bilancin vjetor gjithmonë me humbje.

Ajo që mbetet e paqartë për momentin është se nuk dihet fati klientëve dhe kreditorëve të kësaj banke, si dhe personat që kanë marrë kredi pranë kësaj banke. Banka Kombëtare pasditen e sotme ka njoftuar se do të dalë me një njoftim për sa i përket hapave të mëtutjeshme që do të ndiqen për falimentimin e kësaj banke.