Falet namazi i Fitër Bajramit, në atmosferë sikur më parë pa masa kufizuese

Besimtarët musliman, sot në mbarë botën e festojnë Fitër Bajramin, pas 30 ditëve agjërim në muajin e shenjtë të Ramazanit. Pas dy viteve me pandeminë COVID-19 dhe katër Bajrameve, kjo është hera e parë që festohet pa asnjë masë mbrojtëse kundër virusit.

Besimtarët sot në mëngjes, në ora 06:10, e kanë falur namazin e Fitër Bajramit. Manifestimi qendror u mbajt në Xhaminë e “Mustafa Pashës” në Shkup, dhe u transmetua drejtëpërdrejtë në TVM2.

Pas faljes së namazi i Fitër Bajramit, myslimanët kanë uruar njëri tjetrin me mesazhe paqeje, mirësie respekti.

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shaqir Fetahu, në mesazhin e tij urues me rastin e festës së Fitër Bajramit ka theksuar se kjo festë është ngadhënjim i së mirës ndaj së keqes, i shpirtërores ndaj epshores dhe emocionales, i moralit ndaj amorales dhe të tjera.